Site icon Telegrafi

Zyrtare: Jamal Arago futbollist i ri i Prishtinës

Prishtina ka arritur marrëveshje me ganezin 24 vjeçari, Jamal Arago.

Arago do t’i bashkohet skuadrës në dy ditët e ardhshme, ndërsa në Kosovë njihet pasi ka qenë lojtar i Gjilanit në sezonin 2015/16.

Ai ka përvojë në kampionatin grek dhe ai finlandez.

Jamal luajtur për Tëente U19, Atromitos të Athinës, Gjilanin dhe së fundi për Kajaani të Finlandës.

Arago mund të luaj në disa pozita si mesfushor fundor dhe mbrojtës i majtë.

Kontrata e ganezit me klubin është e vlefshme për dy vitet e ardhshme.

Prishtina aktualisht gjendet në Turqi ku po zhvillon fazën përgatitore. /Telegrafi/

Exit mobile version