Ka marrë fund saga e Jack Grealish që tanimë zyrtarisht është lojtar i Manchester Cityt.
Mesfushori ofensivë është bashkuar me kampionët e Anglisë pas një sërë negociatash.
City ka pranuar të paguaj te Aston Villa plot 117 milionë euro për transferimin e Grealish.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me kampionët anglez për gjashtë vitet e ardhshme deri më 2027.
— Manchester City (@ManCity) August 5, 2021
Transferimi i Grealish te City është një rekord në Ligën Premier, pasi ai bëhet anglezi më i shtrenjtë në histori.
HE'S HERE!
We are delighted to announce the signing of @JackGrealish on a six-year deal.
Welcome to City, Jack! 💙
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/5Y3gMREmKL
— Manchester City (@ManCity) August 5, 2021
“Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester Cityn”, tha Grealish.
“City është skuadra më e mirë në vend me një trajner që konsiderohet si më i miri në botë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që të jem te ky klub”, tha Grealish. /Telegrafi/