Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ja kur do të arrijë Kombëtarja në Tiranë

Pas paraqitjes dinjitoze dhe eliminimit të pafat, Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në atdhe.

Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të dalin në pritje të Kombëtares në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

Telegrafi merr vesh se futbollistët e Shqipërisë si dhe stafi e pjesa tjetër e zyrtarëve të FSHF-së, do të nisen nga Franca rreth orës 12:00.

Mbërritja në Tiranë pritet të bëhet në orën 15:30, ndërsa heronjtë tanë do t’i presë kryeministri Edi Rama dhe mijëra qytetarë shqiptarë.

Kujtojmë që një pritje madhështore lojtarëve të Kombëtares iu bë edhe pas ndeshjes me Armeninë ku u sigurua kualifikimi për në Euro 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version