Sigal Prishtina ka arritur të mbush boshllëkun e lënë prej amerikanit Saeb Webster.
Klubi kryeqytetas ka sjell në radhët e veta basketbollistin tjetër amerikan. J.J. Mann.
Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare të klubit, ku thuhet se lojtari ka luajtur për skuadrat gjermane dhe belge.
“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë lojtarin tonë më të ri, amerikanin JJ Mann. 26 vjeçari Mann, lojtar i divizionit OVC (Ohio Valley Conference), në vitin e parë jashtë SHBA-ve, u angazhua tek ekipi austriak Obervart, më pas mbrojti ngjyrat e ekipit elitar gjerman, Pheonix Hagen dhe të ekipit të mirënjohur belg, Mons-Hainaut”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e klubit bardhekaltër.
Basketbollisti raportohet ka precizitet të lartë për tre pikë. /Telegrafi/