Telegrafi

Zyrtare: Ismet Sinani largohet nga Milani, huazohet te Sicula Leonzio

Ismet Sinani (Foto: acmilan.com)

Futbollisti shqiptar, Ismet Sinani, në sezonin 2019/2020 do të luajë në Serie C te skuadra Sicula Leonzio.

Sulmuesi me origjinë nga Kosova është huazuar për një vit te skuadra e re, pas sezonit të kaluar që ishte i huazuar te Juve Stabia.

Njoftimin për largimin e tij e kanë bërë Rossonerët përmes një kumtese të publikuar në faqen e zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ismet Sinani

“AC Milan njofton se Ismet Sinani i është bashkuar Sicula Leonzio fillimisht në formë huazimi me opsionin që marrëveshja të bëhet e përhershme”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Sinani, prindërit e të cilit janë nga Rahoveci, ka qenë pjesë e Akademisë së Milanit, ndërsa futbollin profesionist e ka nisur në vitin 2018. /Telegrafi/