Futbollisti shqiptar, Ismet Sinani, në sezonin 2019/2020 do të luajë në Serie C te skuadra Sicula Leonzio.
Sulmuesi me origjinë nga Kosova është huazuar për një vit te skuadra e re, pas sezonit të kaluar që ishte i huazuar te Juve Stabia.
Njoftimin për largimin e tij e kanë bërë Rossonerët përmes një kumtese të publikuar në faqen e zyrtare të klubit.
“AC Milan njofton se Ismet Sinani i është bashkuar Sicula Leonzio fillimisht në formë huazimi me opsionin që marrëveshja të bëhet e përhershme”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Sinani, prindërit e të cilit janë nga Rahoveci, ka qenë pjesë e Akademisë së Milanit, ndërsa futbollin profesionist e ka nisur në vitin 2018. /Telegrafi/
Comunicado Oficial: Ismet Sinani ➡ https://t.co/CeD4dHNv2a pic.twitter.com/Ttsu9jDZP6
— AC Milan BR (@acmilanbr) July 29, 2019