Telegrafi

Zyrtare: Ismajl Beka transferohet te Luzerni

Ismajl Beka ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në Superligën e Zvicrës.

Qendërmbrojtësi nga Kosova është transferuar te Luzerni nga Wili.

22-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira me Wilin në Challange League, derisa është bashkuar me Luzernin ku ka nënshkruar kontratë tri vjeçare deri në verën e vitit 2025.

Ismajl Beka e filloi karrierën e tij në FC Wil, për të cilin debutoi edhe në Challenge League në sezonin 2018/19.

Pas kësaj, Beka 197 cm i gjatë luajti dy sezonet e fundit në FC Rapperswil-Jona dhe plotësoi 45 ndeshje (5 gola).

Për sezonin aktual, qendërmbrojtësi, i cili është i fortë në ajër, u rikthye te FC Wil, për të cilin luajti gjashtë ndeshjet e para në kampionat.

Beka më parë ka luajtur për Përfaqësusen e Kosovës U19, derisa mund të grumbullohet në të ardhmen nga trajneri i Dardanëve, Alain Giresse. /Telegrafi/