Telegrafi

Zyrtare: Ismael Bennacer ka nënshkruar kontratë të re me Milanin

Ismael Bennacer ka nënshkruar kontratën e re me Milanin që do ta lidhë atë zyrtarisht me klubin deri në vitin 2027.

Marrëveshja e mëparshme do të skadonte në vitin 2024, ndërsa lojtari ka marr rritje të konsiderueshme page dhe një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.

Kjo klauzolë do të jetë e vlefshme duke filluar nga afati kalimtar veror i vitit të ardhshëm.

Ishte vet lojtari algjerian që e donte rinovimin, por edhe klubi pasi Bennacer ishte kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të formacionit të Stefano Piolit.

Paga e Bennacer do të shkojë nga 1.5 milionë në rreth 4 milionë euro.

Pas rinovimit, Bennacer foli për Milan TV ku shprehi lumturin e tij.

“Jam shumë krenar që vazhdoj me Milanin. Jam pjesë e kësaj familjeje dhe dua të jap edhe më shumë për ekipin, tifozët dhe klubin …”, deklaroi ai. /Telegrafi/