Telegrafi

Zyrtare: Islam Slimani huazohet te Fenerbahçe

Islam Slimani është prezantuar gjatë ditës së sotme te skuadra e Fenerbahçes.

Sulmuesi ka braktisur radhët e ekipit anglez të Leicester Cityt për t’u transferuar te gjiganti turk.

Ai me këtë rast ka pohuar se ka ardhur në një klub të madh dhe se do të jap çdo gjë për të fituar trofe.

“U bashkova me një klub të madh. Do të jap gjithçka për ta bërë këtë klub të lumtur. Ne jemi një ekip shumë i mirë. E pashë në ndeshjen me Benfican”.

“Jam shumë i lumtur në Fenerbahce. Kam ardhur në një mjedis të mrekullueshëm, ku çdo futbollist dëshiron të luajë. Një nga arsyet që kam ardhur këtu është atmosfera që krijon publiku”, ka pohuar futbollisti.

Theksojmë se lojtari i është bashkuar Superligës turke në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit.

Ndryshe, lojtari deri më tani ka luajtur edhe për skuadrat e tilla si Sportingu dhe Newcastle United. /Telegrafi/