Skuadra e Interit ka zyrtarizuar Stefano Piolin si trajner të tyre.
Interi kishte larguar Frank De Boer pas vetëm tre muajsh, ndërsa në dy ndeshje skuadrën e udhëhoqi Stefano Vecchi.
Stefano Pioli ka fituar përballë Marcelino dhe Gianfranco Zola që ishin po ashtu në garë për këtë post.
Trajneri 51 vjeçar ka nënshkruar për 18 muaj.
“F.C. Internazionale janë të lumtur që tu njoftojnë se trajner i ri është Stefano Pioli deri me 30 qershor 2018”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/