Interi ka bërë zyrtare shkarkimin e Stefano Pioli, pas marrjes së vetëm dy në 10 ndeshjet e fundit.
Trajneri kishte ardhur në mes të sezonit duke e zëvendësuar Frank De Boerin.
“FC Internazionale Milano njofton se Stefano Pioli është larguar nga posti i trajnerit së bashku me stafin e tij teknik”.
“Interi e falënderon Stefanon për bashkëpunimin, dedikimin dhe punën e madhe me klubin”
“Stefano Vecchi, trajneri i të rinjve do ta marr drejtimin e klubin për ndeshjet e mbetura”.
“Klubi nga tani do të fillojë të përgatitet për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.
Antonio Conte, Diego Simeone dhe Luciano Spalletti mbeten trajnerët e mundshëm të Interit. /Telegrafi/