Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Joaquin Correa nga Lazio.
Kampioni aktual i Serie A ka vazhduar me përforcime pasi dëshiron të mbroj titullin në Serie A dhe të konkurroj në Ligën e Kampionëve.
Pas transferimit të Hakan Calhanoglu, Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko, Interi ka njoftuar edhe me transferimin e Correas nga Lazio.
“FC Internazionale Milano njofton se Joaquin Correa është një lojtar i ri i Nerazzurrëve”.
“Sulmuesi argjentinas i lindur në 1994 arrin nga Lazio në një bazë të përkohshme me detyrimin për të transformuar huazimin në një transferim të përhershëm”.
🚨 | ANNUNCIO
Joaquín Correa è un nuovo giocatore dell’Inter! ⚫🔵
👉 https://t.co/3RzVQ1Vay4#WelcomeJoaquin #IMInter pic.twitter.com/6gPPXAopxy
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 26, 2021
“Correa ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2025. Mirë se vini Joaquin”, thuhet në njoftimin e Interit.
Shifrat e transferimit janë publikuar nga Lazio, ku thuhet se Interi do të paguajë 5 milionë euro për huazim dhe 25 milionë euro tjera për transferimin e përhershëm, teksa do ketë edhe 1 milion bonuse. /Telegrafi/