Telegrafi

Zyrtare: Interi kompleton transferimin e Caicedos

Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje zyrtare me Genoan për Felipe Caicedon.

Sipas njoftimit të kampionit në fuqi të Serie A-së, sulmuesi do të jetë në huazim deri në fund të sezonit.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e futbollistit Felipe Salvador Caicedo Corozo”.

“Sulmuesi ekuadorian i bashkohet Nerazzurrëve në formë huazimi deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Interi para pak ditësh kompletoi edhe transferimin e Robin Gosens nga Atalanta,ndërsa tani lidhet edhe me një transferim të Franck Kessiet nga Milani si lojtar të lirë. /Telegrafi/