Telegrafi

Zyrtare: Interi e transferon falas Alexis Sanchezin

Alexis Sanchez (Foto: FC Inter/Twitter)

Interi ka njoftuar zyrtarisht se Alexis Sanchez ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare deri në qershor 2023 me Nerazzurrët.

Nerazzurrët kanë nënshkruar një kontratë deri në qershor 2023 me yllin kilian.

Siç u konfirmua mbrëmë, Interi ka njoftuar një marrëveshje të përhershme me lojtarin.

Lexo po ashtu Sekretet që fshihet mbrapa transformimit të Alexis Sanchezit te Interi

Sanchez arriti në huazim nga Manchester United verën e kaluar dhe ka kontribuar me katër gola dhe nëntë asistime në 22 ndeshjet e tij në ligë që nga kthimi në Serie A.

31-vjeçari ndërpreu kontratën e tij me Djajtë e Kuqe me pëlqimin e ndërsjellë, që do të thotë se ish-sulmuesi i Udineses transferohet te Interi si transferim i lirë.

“FC Internazionale Milano njofton se Alexis Sanchez do të transferohet te Nerazzurrët me një marrëveshje të përhershme falas”.

“Sulmuesi kilian ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Interit. /Telegrafi/