Telegrafi

Zyrtare: Interi blindon Dimarcon me kontratë të re

Interi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Federico Dimarco për vazhdimin e kontratës.

Interi ka vazhduar me rinovimin e kontratave për lojtarët kryesor të skuadrës në vitet e fundit.

Pas emrave si Hakan Calhanoglu, Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni, Nerazzurët kanë blinduar edhe një yll tjetër.

Bëhet fjalë për anësorin e majtë italian, Dimarco, i cili ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare.

“FC Internazionale Milano ka kënaqësinë të konfirmojë se është arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Federico Dimarco me klubin”.

“Marrëveshja e re e 26-vjeçarit është caktuar deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e Nerazzurrëve.

Pas Dimarcos, drejtuesit e Interit pritet ta zyrtarizojnë edhe rinovimin e kontratës me kapitenin Lautaro Martinez. /Telegrafi/