Drita përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me futbollistin Ilir Mustafa.
Mustafa i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit ka luajtur për disa klube në Superligën e Kosovës ndërsa së fundmi ishte pjesë e Malishevës.
Ky ishte transferimi i dytë që Drita e prezanton vetëm brenda ditës së sotme, pasi më herët gjatë ditës kishin njoftuar për transferimin e Kastriot Rapucës.
Njoftimi i plotë i Dritës:
“Ilir Mustafa forca jonë e re
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Ilir Mustafa.
Iliri nga sezoni 2015/16 është pjesë e Superligës së Kosovës ku ka luajtur për ekipe si Liria, Dukagjini dhe së fundmi Malisheva.
Iliri ka luajtur edhe jashtë kampionatit tonë ku në sezonin 2020/21 ka luajtur në ligën e parë të Turqisë.
Mustafa do të jetë një forcë shtes për sezonin e ri dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme deri në qershor 2026.
Mirë se vjen Ilir”./Telegrafi/