Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ilir Mustafa braktis Lirinë për Dukagjinin

Klubet kosovare kanë vazhduar me përforcimet e reja para fillimit të edicionit të ri të Superligës.

Një prej tyre është edhe klubi i Dukagjinit të Klinës, i cili këtë vit është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Ish-kampioni ka sjell në radhët e veta mesfushorin prizrenas, i cili vitin e kaluar ka luajtur te Liria, Ilir Mustafën.

“Futbollisti talentuar prizrenas, i cili luan ne pozitën e mesfushorit bëhet pjesë e jona. Mustafa gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës nga ky qytet, Lirisë ku zhvilloj 30 ndeshje për 90 minuta nga gjithsej 33 xhiro. Aty edhe u zhvillua si futbollist”, shkruan në njoftimin e klubit klinas.

Theksojmë se Iliri ishte edhe pjesë e grupmoshat U19 të përfaqësueses së Kosovës gjersa sezonin e ri do ta shohim në mesfushën e Dukagjinit.

Ndryshe, bardhegjelbërit kanë angazhuar edhe ish-strategun e Llapit, Xhengis Rexhepin, si trajner të ri të ekipit. /Telegrafi/

Exit mobile version