Telegrafi

Hyka prezantohet te San Jose Earthquakes (Foto)

Hyka tashmë pjesë e San Jose

Jahmir Hyka është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra amerikane.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka veshur edhe publikisht fanellën e San Jose Earthquakes.

“Ai është këtu. Hyka për herë të parë gjendet në shtëpinë më të re”, ka shkruar skuadra amerikane në llogarinë zyrtare në Facebook.

Hyka pritet të përfitojë 1.5 milionë euro për kontratën trevjeçare, transmeton Telegrafi.

Ai është bërë lojtari i dytë i kombëtares shqiptare që luan në MLS nëse zyrtarizohet si lojtar i San Joses, pas Shkëlzen Gashit që tashmë një stinor është pjesë e Colorado Rapidsit.

Lojtari i parë i kombëtares shqiptare që ka qenë pjesë e MLS-së amerikane ishte sulmuesi Hamdi Salihi, që kishte djersitur fanellën e DC Unitedit. /Telegrafi/