Chelsea ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin për huazimin e Callum Hudson-Odoit.
Anësori anglez do të qëndrojë te skuadra gjermane në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
“Callum Hudson-Odoi do të kalojë pjesën tjetër të sezonit 2022/23 në huazim në Gjermani me Bayer Leverkusen”, thuhet në njoftimin e Chelseat.
“Lojtari nga akademia e Cobham kalon në Bundesligë për pjesën tjetër të sezonit, pasi ka qenë një zëvendësues i papërdorur në tre ndeshjet tona të fundit në Ligën Premier. Blutë kanë mundësinë të tërheqin Callumin në janar”.
“Anësori ka qenë me Chelsea që nga niveli U-8, duke bërë debutimin e tij për skuadrën e parë nga bankina në një fitore ndaj Newcastle United në raundin e katërt të FA Cup në janar 2018. Që atëherë ai ka bërë 126 paraqitje për blutë në të gjitha garat, duke shënuar 16 gola”.
Callum Hudson-Odoi will spend the rest of the 2022/23 season on loan in Germany with Bayer Leverkusen. ⤵️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 30, 2022
“Hudson-Odoi ka qenë një lojtar me kohë të plotë i skuadrës sonë të lartë që nga sezoni 2018/19, kur shënoi katër gola në nëntë paraqitje gjatë sezonit tonë triumfues në Ligën e Evropës, por u përjashtua për pesë muaj pasi pësoi një lëndim të rëndë të Akilit”.
“Hudson-Odoi tani do të ketë shansin të shijojë futbollin e rregullt të ligës dhe futbollit evropian në Leverkusen, i cili përfundoi i treti në Bundesligë sezonin e kaluar dhe është tërhequr në Grupin B të Ligës së Kampionëve, së bashku me Atletico Madrid, Bruges dhe Porto”, përfundon komunikata e Chelseat. /Telegrafi/
.@Calteck10 wird bei der #Werkself mit der Nummer 17 auflaufen.
Ihr könnt euch das Shirt von Callum ab jetzt im Shop bestellen:
👉 https://t.co/g22mmvoXu5#Bayer04 pic.twitter.com/aVC3dY8hMc— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) August 30, 2022