Henrikh Mkhitaryan është larguar nga Roma pas tri viteve qëndrim në kryeqytetin italian.
Mesfushori armen arriti të fitonte Ligën e Konferencës me Giallorosët dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Romës në vitet e fundit.
Por nga sot armeni do ta vazhdoj karrierën te Interi ku është bashkuar me gjigantin italian si transferim i lirë.
33-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Neroazzurët dhe do të qëndrojë në Meazza deri në verën e vitit 2024.
C'è un nuovo nerazzurro in città!
Benvenuto @HenrikhMkh 🖤💙#ForzaInter #WelcomeMkhitaryan pic.twitter.com/IuZVK5j66I— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 2, 2022
Pas zyrtarizimit te Inter, Mkhitaryan është përshëndetur me tifozët e Romës me një letër emocionuese.
“Të dashur tifozë verdhekuq. Roma është realisht një klub unik. Që nga dita e parë që erdha këtu e deri në finalen e Conference League dhe më tej, mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë do të jem gjithmonë shumë krenar për të”.
“Kur e vesha për herë të parë këtë fanellë, kisha një synim: ta bëj këtë klub të fitojë dhe të gëzoj tifozët fantastikë: objektiv i arritur në Tiranë! Ai triumf ishte përfundimi i përsosur për 3 vitet e kaluara te Roma. Tani është koha për të thënë lamtumirë. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë në klub për marrëdhënien e veçantë të ndërtuar së bashku ndër vite”.
🤝⚫🔵@HenrikhMkh #ForzaInter #WelcomeMkhitaryan pic.twitter.com/aeoKk1OOcg
— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 2, 2022
“Një falënderim i madh për stafin tonë teknik dhe në veçanti për z. Mourinho, për besimin dhe vëmendjen ndaj meje dhe për motivimet e jashtëzakonshme që më dha si lojtar. Kam dhënë gjithçka për Romën brenda dhe jashtë fushës”.
“Ishte një nder i madh të luaja këtu dhe nuk do t’i harroj kurrë momentet e mrekullueshme që patëm së bashku. Ky klub dhe qyteti i përjetshëm do të mbeten përgjithmonë në zemrën time. Faleminderit”, ka shkruar Mkhitaryan. /Telegrafi/