Tashmë është zyrtare dhe Besnik Hasi nuk është më trajneri i Olympiacosit në Greqi.
Trajneri shqiptar shkarkohet pasi që humbi në ndeshjen e fundit derbi me AEK-un 3-2.
Lajmi konfirmohet nga klubi që në vend të tij e ka emëruar për trajner Takis Lemonis.
Zgjedhja e Hasit në krye të Olympiakos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij, por pavarësisht kësaj Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Gjithsesi, tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e kanë bindur presidentin e Olympiakos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit.
Hasi përfiton nga kontrata me klubin 1.2 milion euro në sezon dhe pritet të paguhet deri në gjetjen e një klubi të ri.
Hasi për shumë kohë është përmendur edhe si emër ideal për ta drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë ose atë të Kosovës. /Telegrafi/