Bayern Munichu ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Harry Kane nga Tottenham Hotspur.
Klubi bavarez ka bërë goditjen më të shtrenjtë në historinë e tyre dhe të futbollit gjerman duke transferuar kapitenin anglez, Harry Kane.
Është vet Bayern Munichu që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare transferimin e Kane nga Spurs.
🎬 Action! FC Bayern proudly presents 𝐇𝐀𝐑𝐑𝐘 𝐊𝐀𝐍𝐄. #ServusHarry pic.twitter.com/93IWBU7TOx
— FC Bayern München (@FCBayern) August 12, 2023
“FC Bayern ka nënshkruar me Harry Kane nga Tottenham Hotspur”.
“Sulmuesi 30-vjeçar i Anglisë ka rënë dakord me kampionët rekord gjermanë deri më 30 qershor 2027 dhe do të veshë fanellën me numrin 9 për klubin e Mynihut”, thuhet në njoftim.
Transferimi i Kane thuhet se i ka kushtuar gjigantit gjerman plot 120 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. /Telegrafi/
Welcome to #FCBayern, @HKane! 🔴⚪#ServusHarry
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 12, 2023
✨♦️ 𝐇𝐊𝟗 ♦️✨ #ServusHarry pic.twitter.com/W0CTKlzRs1
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 12, 2023