Telegrafi

Zyrtare: Hajdin Salihu transferohet nga Llapi te Lokomotiva e Zagrebit

Foto: KF Llapi

Llapi ka konfirmuar se Hajdin Salihu është transferuar zyrtarisht te Lokomotiva e Zagrebit.

Mbrojtësi 18-vjeçar nga ky edicion, do të luajë te skuadra kroate në formë të huazimit nga klubi kosovar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Llapi ka bërë të ditur se Lokomotiva e Zagrebit ka huazuar talentin e tyre.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e tyre (pa ndërhyrje):

Zyrtare: Hajdin Salihu nga Llapi në Lokomotivë të Zabrebit

Mbrojtësi 18 vjeçar kalon tek Lokomotiva në formë të huazimit

Podujevë, 18 tetor 2020 – Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Hajdin Salihu tek Lokomotiva. Lokomotiva që bënë pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.

Hajdin Salihu si 17 vjeçar ka debutuar në Superligë duke iu dhënë mundësia që në moshë të re nga trajneri Tahir Batatina, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20. Kapiteni i Kosovës U19 pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U21.

K.F. Llapi i dëshiron shumë suksese në Lokomotiva të Zagrebit. Presim që t’i tregon vlerat dhe cilësitë që posedon. Pa dyshim që me sjelljet dhe karakterin e tij luftarak do të arrij shumë lartë si futbollist. /Telegrafi/