Florent Hadergjonaj ka konkretizuar marrëveshjen me klubin turk, Kasimpasa.
Mbrojtësi i Kosovës, që ishte i huazuar në këtë klub në gjashtë muajt e fundit nga Huddersfield, kishte arritur ta bind Kasimpasan që e ka blerë kartonin e tij.
Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë që e lidh atë me Kasımpasan për tri vitet e ardhshme dhe këtë transferim e mundësoi menaxheri i tij, njëherit vëllai Flakron Hadergjonaj.
Transfer ??
Geçtiğimiz sezon devre arasında Kasımpaşamıza bedelsiz olarak transfer olan İngiltere ligi takımlarından Huddersfield’ın oyuncusu Florent Hadergjonaj, Kasımpaşamızda!
? https://t.co/gEkQKPblGd pic.twitter.com/cCIczVo2Ee
— KASIMPAŞA (@kasimpasa) September 25, 2020
Nuk janë bërë ende të ditura detajet e marrëveshjes mes klubeve, ndërsa Hadergjonaj do ta gjejë sërish në klub edhe futbollistin tjetër shqiptar, Loret Sadikun.
Hadërgjonaj ka luajtur më parë për klube si Young Boys e Ingolstadt 04.
Kasımpaşamıza hoşgeldin @flohadergjonaj ! pic.twitter.com/ea2AuAfe6n
— KASIMPAŞA (@kasimpasa) September 25, 2020
Mbrojtësi anësor ka zhvilluar 13 ndeshje sezonin e shkuar me Kasimpasan, ku e ndihmoi që të qëndrojë në elitë. /Telegrafi/