Telegrafi

Zyrtare: Guti bëhet trajner i Almerias

Almeria ka njoftuar se trajneri i tyre i ri për këtë sezon do të jetë Guti.

Legjenda e Real Madridit është bërë strategu më i ri i skuadrën nga liga e dytë e Spanjës.

skuadra spanjolle ka konfirmuar të hënën se Guti do të jetë udhëheqësi i tyre, pas largimit të Pedro Emanuel.

Kjo është eksperienca e parë e ish-yllit të galaktikëve te një skuadër më e madhe, pasi në të kaluarën ka udhëhequr skuadrën e re të Los Blancos dhe ishte ndihmës trajner te Besiktasi.

43-vjeçari ndeshjen e parë do ta ketë ndaj Real Zaragozas të dielën e kësaj fundjave, derisa Almeria pozicionohet në vendin e dytë me 24 pikë. /Telegrafi/