Eros Grezda edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës skoceze Glasgow Rangers.
Sulmuesi i talentuar shqiptar ka kompletuar transferimin te gjiganti skocez nga klubi kroat Osijek.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Rangersin deri në verën e vitit 2022.
Shuma e këtij transferimi besohet se është rreth tre milionë euro, që Rangers i ka paguar klubit kroat Osijek.
Gjiganti skocez e kanë prezantuar Grezdën dhe pritshmëritë për të janë tejet të mëdha.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer, tifozët do ta dashurojnë shumë atë”.
“Erosi është vërtetë i shpejtë dhe do të na ndihmojë shumë, ai ka edhe përvojë ndërkombëtare”, ka thënë Steven Gerrard.
Reprezentuesi shqiptar ka bërë gjashtë paraqitje me Kombëtaren kuq e zi duke shënuar edhe një gol.
Gjatë karrierës së tij, Grezda ka luajtur edhe për skuadrat sllovene si Zavrc dhe Aluminj para se të kalojë te Lokomotiva e Zagrebit dhe së fundmi në Osijek. /Telegrafi/