Telegrafi

Zyrtare: Gravenberch prezantohet te Liverpooli

Liverpool e ka zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit Ryan Gravenberch nga Bayern Munich, i cili ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubi anglez.

Gravenberch bëhet ardhja e katërt e kësaj verer për Reds, pasi sot kaloi testet mjekësore dhe finalizoi marrëveshjen.

Ai është produkt i sistemit të famshëm të akademisë së AFC Ajax, ku debutoi në moshën 16-vjeçare dhe fitoi tre tituj të Eredivisie.

Ai u largua nga Amsterdami duke bërë 103 paraqitje dhe dha 25 gola në të gjitha garat.

Gravenberch kaloi te Bayern Munich verën e kaluar ku u paraqit 33 herë gjatë sezonit 2022-23, duke fituar titullin e Bundesligës.

Liverpooli thuhet se ka paguar 45 milionë euro dhe janë edhe 5 milionë euro të tjera bonuse.

Jürgen Klopp ka ofruar këtë verë edhe Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai dhe Wataru Endo. /Telegrafi/