Telegrafi

Zyrtare: Google debuton me Pixel dhe Pixel XL (Video)

Të pajisur me disa nga karakteristikat më të mira, dizajnin unik dhe shumë tipare të reja softuerike, modelet e reja dhe të shumë-pritura të telefonave të Google, përkatësisht modelet Pixel dhe Pixel XL padyshim se janë dy nga telefonat më të mirë që kemi parë këtë vit.

Të dy versionet e telefonave të rinj janë të pajisur me procesorët e Qualcomm Snapdragon 821 me nga 4GB RAM, faktorë që do t’i bëjë përdoruesit shumë të lumtur.

Kamerat e modeleve të reja të telefonave sjellin 12.3MP, mbështetje konsumatore prej 24/7, janë kompatibil me Daydream të Google, si dhe kanë të integruar edhe Google Assistant për të dhënë përvojë edhe më të mirë të softuerit.

Problemi i vetëm me këto modele është se janë paksa të shtrenjtë. Pixel dhe Pixel XL tashmë mund të para-porositen prej Google Store, dhe fillojnë prej 649 dollarë.