Parisi Saint-Germain ka kompletuar transferimin e Goncalo Ramos.
Përmes një komunikate, klubi parisien bëri të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të mirëpresë Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez 22-vjeçar është në huazim, me opsion blerjeje deri në fund të sezonit”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.
🔴 #WelcomeGonçaloRamos 🔵 pic.twitter.com/ROVusV69bn
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 7, 2023
“I lindur në Olhao, në jug të Portugalisë, më 20 qershor 2001, Gonçalo Ramos iu bashkua Benficas në Lisbon në vitin 2013. Ai bëri debutimin profesional në korrik 2020. Gjatë një ndeshje kundër Desportivo Aves, atëherë 19-vjeçar – sulmuesi hyri në lojë në minutën e 87-të dhe shënoi dy herë në tre minuta”.
“Gjatë sezonit 2021/2022, ai u vendos përgjithmonë në rotacionin e ekipit të parë dhe debutoi në Ligën e Kampionëve.
“Një finalizues i mrekullueshëm, Gonçalo Ramos përfitoi nga një rikthim në çerekfinale kundër Liverpoolit në prill 2022 për të zhbllokuar golin e tij në garat më prestigjioze evropiane”, thuhet më tej në njoftimin e PPSG-së. /Telegrafi/
🆕✍🏻
Le Paris Saint-Germain est ravi d’accueillir Gonçalo Ramos. L’attaquant portugais de 22 ans est prêté, avec option d’achat, jusqu’à la fin de la saison.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 7, 2023