Mario Gomez ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk është Besiktasi, por as Fiorentina.
Wolfsburg ka njoftuar se ka blerë sulmuesin gjerman nga Viola për shtatë milionë euro.
Për Gomez kishte shfaqur interesim edhe Barcelona, Borussia Dortmundi e Interi.
Gomez shënoi 28 gola në 41 paraqitje në sezonin e kaluar për Besiktasin. /Telegrafi/