Telegrafi

Zyrtare: Golovin nënshkruan me Monacon

Mesfushori rus, Aleksandr Golovin, ka nënshkruar kontratë me klubin francez, Monaco.

Golovin ka shkëlqyer me Rusinë në Kampionatin Botëror të mbajtur pikërisht në këtë vend.

Paraqitjet e tij të mira bënë që shumë skuadra të njohura evropiane të vihen pas tij për ta transferuar.

Lexo po ashtu Monaco thotë se e ka fituar garën për Golovin

Megjithatë, francezët e Monacos kanë reaguar shpejt duke siguruar shërbimet e tij dhe duke e fituar garën për Golovin.

Klubi francez ka njoftuar se ka nënshkruar me Golovinin nga CSKA Moskow një kontratë pesëvjeçare.

“AS Monaco është shumë e lumtur të ju njoftoj se ka nënshkruar me Aleksandr Golovin nga CSKA Moskow për pesë vite, deri në qershor 2023”, thuhet në njoftimin e francezëve.

Çmimi i transferimit nuk është zbuluar nga asnjëra skuadër, por mendohet të jetë rreth 25 milionë euro.

Në garë për mesfushorin rus ishin edhe anglezët e Chelseat dhe italianët e Juventusit. /Telegrafi/