Telegrafi

Zyrtare: Golden Eagle Ylli përforcohet me Samir Zekiqin

Klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli, është përforcuar edhe me Samir Zekiqin.

Ka qenë vetë klubi që me një njoftim në rrjetetin sociale Facebook, ka zbuluar përforcimin me basketbollisti mitrovicas.

Zekiqi luan për përfaqësuesen e Kosovës dhe do të jetë një nga blerjet më të mëdha të klubit.

“Përfaqësuesi i Kosovës, që njihet si lojtar i qëndrueshëm dhe jo me formë labile, do të jetë një nga ata që do të dominojnë në trapez”.

“Ne jemi të gëzuar që në formacionin tonë do të kemi Samirin. Zekiqit i urojmë mirëseardhje!”, shkruan në njoftim.

Edhe lojtari është shprehur i lumtur me kalimin në klubin nga Suhareka.

“Ardhja në klubin e Golden Eagle YLLI ka rëndësi të madhe për mua. Veten edhe klubin e shoh në të gjitha synimet më të mirë dhe që duhet t’i arrijmë”, ka thënë Zekiqi. /Telegrafi/