Telegrafi

Zyrtare: Gjilanin nënshkruan me sulmuesin Theophilus Solomon

Gjilani ka afruar sulmuesin Theophilus Solomon nga Ballkani, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje për dy vite.

Solomon në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit si Rijeka, Sibenik, Partizani (Beograd), Omani, Ujpest dhe Partizani (Tiranë).

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite”.

“Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit”.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para:”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjilani edhe këtë vit pritet të jetë një nga pretendëtët kryesor për titullin e kampionit. /Telegrafi/