Telegrafi

Zyrtare: Gjilani transferon mbrojtësin Rapa nga Luftëtari

Gjilani ka vazhduar me përforcime cilësore nga jashtë kampionatit tonë.

Së fundmi skuadra kuqebardh ka prezantuar përforcimin e saj më të ri, Oltion Rapa.

Rapa luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe i është bashkuar Gjilanit nga skuadra shqiptare Luftëtari.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin nga Anamorava dhe tanimë është prezantuar.

Përveç Rapas, Gjilani ka transferuar edhe Muhameid Useinin nga Renova, Shkëlzen Ruçin nga Luftëtari si dhe Jackson Ferreiren poashtu nga Luftëtari. /Telegrafi/