Telegrafi

Zyrtare: Gjilani transferon Krivanjevën

Gjilani ka bërë të ditur se ka transferuar zyrtarisht Besart Krivanjevën.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin gjilanas, me mundësi vazhdimi.

Më poshtë keni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) nga Gjilani:

📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare. /Telegrafi/