Telegrafi

Zyrtare: Gjilani transferon dyshen e njohur nga Llapi, Hajdari dhe Shabani

Klubi futbollistik Gjilani ka arritur të finalizojë marrëveshjen me dy futbollistë të njohur nga Podujeva, sulmuesin Fiton Hajdari dhe mesfushorin Kushtrim Shabanin.

Gjilani ka vazhduar të jetë shumë aktiv në mini-afatin kalimtar dimëror, pasi ka arritur sot (e shtunë) gjatë ditës të transferojë dy futbollistë.

Bëhet fjalë për dyshen e njohur nga Podujeva, sulmuesin Fiton Hajdari dhe mesfushorin Kushtrim Shabanin.

Njoftimin për transferimin dhe prezantimin e tyre e ka dhënë vet faqja zyrtare e Gjilanit në Facebook.

“Gjilani sot ka arritur të finalizoj marrëveshjen me dy futbollistët nga Podujeva, bëhet fjalë për Fiton Hajdarin dhe Kushtrim Shabanin”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Të dy lojtarët edicionin vjeshtorë janë paraqitur për skuadrën e qytetit të tyre, KF Llapin.

Sikurse Hajdari, ashtu edhe Shabani kanë nënshkruar kontrata të vlefshme deri në vitin 2020.

Gjatë ditëve të fundit, Gjilani ka transferuar edhe Shpend Asanin, Semir Hadzibulicin, Vilson Lilën dhe Klejdi Koçin. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Gjilanit