Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Agustin Torassa, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Tiranës.
Klubi gjilanas ka vazhduar të ‘godasë’ me transferime në afatin kalimtar veror.
Pas transferimit të Albert Dabiqajt, Yll Hoxhës dhe Elton Cale, Gjilani tani ka konfirmuar edhe transferimin e katërt.
Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur anësor argjentinas, Torassa, i cili ka bërë karrierë të madhe në Superligën e Shqipërisë.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Agustin Torassa”.
“Klubi dhe futbollisti kanë gjetur akordin, duke finalizuar marrëveshjen mes tyre e cila do të jetë e vlefshme për dy edicionet e radhës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Gjilani ka rinovuar edhe kontratat e yjeve si Enea Koliçi, Besar Musolli, Ylber Kastrati dhe Edision Kçiku, pasi synon titullin kampion në sezonin e ri. /Telegrafi/