Gjilani ka bërë një tjetër përforcim para derbit lokal ndaj Dritës.
Skuadra gjilanase ka zyrtarizuar prezantuar mesfushorin boshnjak Muamer Svarka.
Në fakt 32-vjeçari kishte arritur marrëveshje prej kohësh me ‘kuqebardhët’, por tek tani ka ardhur prezantimi pasi lojtari nuk kishte leje të punës.
Ish-reprezentuesi i Bosnjës ka ‘firmosur’ për një vit e gjysmë me skuadrën e Gjilanit.
Kujtojmë që më parë Svarka kishte qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Bosnjës, ku ka gjashtë paraqitje. /Telegrafi/