Telegrafi

Zyrtare: Gjilani njofton se Mezani nuk është më trajner i tyre

photo by: @Shpend Ahmeti

Gentjan Mezani nuk është më trajner i skuadrës së Gjilanit.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekuq që ka njoftuar se me marrëveshja me trajnerin nga Vlora ka përfunduar.

Gjilani ka falënderuar Mezanin për kontributin e dhënë si dhe i ka uruar fat dhe suksese në karrierë.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani njofton se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.

Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023/24.

Po ashtu komunikojmë përfundimin e bashkëpunimit edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent.

Njëherit u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta. /Telegrafi/