Site icon Telegrafi

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me Gerhard Prognin

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me transferime, ku është njëra nga ekipet më aktive në afatin kalimtar veror.

Kuqebardhët kanë nënshkruar me mesfushorin e njohur nga Shqipëria, Gerhard Progni.

Ish-anëtari i Skënderbeut, Partizanit, Flamurtarit e Teutës së Durrësit ka nënshkruar kontratë një vjeçare me gjilanasit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, edhe pse prezantimi ende nuk ka ndodhur.

Komunikata e klubit gjilanas pa ndërhyrje:

SC Gjilani ju njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut të djatht, Gerhard Progni.

Gerhard Progni i lindur më 6 Nëntor të vitit 1986, luan disa pozicione në fushë, por më së shumti ai njihet në pozicionin e mesfushorit të krahut të djatht.Këmba e tijë e preferuar është e djathta.

I lindur në Tropojë, Progni hapat e parë si futbollist i mori tek akademia e Partizanit, nga edhe depërtoi në skuadrën e parë prej ekipeve zingjir të skuadrës nga Tirana.

Progni paraqitjet e tij i vijoj edhe nëpër shumë skuadra të ndryshme në Shqipëri sikurse ajo e Skëndërbeut, Flamurtarit, Kukësit e shumë të tjerave nga liga elite e Shqipërisë, me ç’rast ai kishte realizuar afër 70 gola nëpër klubet ku ai ishte paraqitur.

Gerhard Progni gjithashtu karrier kishte bërë edhe jasht Shqipërisë, që për disa muaj ai kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Superliga e Azerbajxhanit, FC Zira, ekip tek i cili ishte paraqitur 17 herë dhe kishte realizuar 2 gola në kampionatin e Azerbajxhanit.

Mesfushori i krahut në skuadrën e Gjilanit vie nga ekipi durrsak i Teutës, ku prej një viti ai ishte aktivizuar tek “djemt e detit” dhe ishte pjesë e formacionit bazë, në dy ndeshjet e skuadrës së Teutës kundër Ventspilis në kualifikimet e Europa Ligës.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, Gerhard Progni, gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e shpresave të Shqipërisë, me të cilët kishte bërë mbi 10 paraqitje, duke realizuar edhe dy gola në fanellen e kuq e zinjëve.

Gerhard Progni, nga sot i është bashkangjitur skuadrës në Mavrovë, vend ku Gjilani po i vazhdon përgaditjet parasezonale.

Ju informojmë se prezantimi i futbollistit në fanellën e klubit të Gjilanit, do të bëhet pas disa ditësh, kur skuadra do të rikthehet nga përgaditjet parasezonale nga Mavrova. /Telegrafi/

Exit mobile version