Telegrafi

Zyrtare: Gjilani largon 10 futbollistë nga skuadra

SC Gjilani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Gjilani ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me plot dhjetë futbollistë, ndër ta emra të njohur si Fisnik Papuqi, Ansi Nika dhe Jefferson Lopez.

Pas përfundimit të edicionit, skuadra e Gjilanit ka vendosur ta ndërpres bashkëpunimin me futbollistët të cilët bartën fanellën e klubit të tyre prej edicioneve të mëhershme dhe ai i kaluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Gjilanit

Bëhet fjalë për Fisnik Papuqin, i cili mbrojti ngjyrat e Gjilanit për dy sezone, të cilin e falënderojnë për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe kohore.

Përveç tij, Gjilani ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjet edhe me futbollistët të cilët ishin transferuar vitin e kaluar në ekipin e tyre.

Të huajt Jefferson Lopes dhe Wilber Perez, futbollistët nga Shqipëria, Ansi Nika, Endrien Magani, Vilson Lila, Kledi Koci, Vilfor Hysa, Shpend Asani nga Maqedonia dhe Semir Hadzibulic nga Bosnja, janë futbollistët të cilët nuk do të vazhdojnë paraqitjet e tyre në klubin e Gjilanit.

Klubi gjilanas i ka falënderuar të gjithë futbollistët e lartcekur për kontributin e tyre gjatë këtij edicionit të kaluar dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës.

Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës është në bisedime me pjesën tjetër të futbollistëve nga edicionet e kaluara, për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për të ardhmen. /Telegrafi/