Mesfushori shqiptar, Fabjan Beqja ka kompletuar transferimin e tij te Gjilani pas ndarjes nga Teuta e Durrësit.
Beqja për më shumë se dhjetë vite djersiti fanellën e klubit durrsak, ku fitoi çdo trofe të mundshëm në Shqipëri.
Megjithatë, në verën e këtij viti, ai dhe shumë lojtar vendosen të largohen si pjesë e një revolucioni të Teuta.
Por, Beqja nuk ka qëndruar gjatë pa klub, pasi ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Gjilanin.
Është vet klubi gjilanas që ka konfirmuar transferimin e lojtarit me anë të një video në rrjetet sociale.
“Ne kemi një anëtar të ri në familjen tonë. Mirëseardhje të ngrohtë për lojtarin tonë të ri!”, thuhet një postimin e Gjilanit.
Ndryshe, Beqja i bashkohet Gjilanit pas transferimeve të Elton Cale, Agustin Torassa, Blerim Krasniqi, Arbër Prekazi, Albert Dabiqaj dhe Yll Hoxha. /Telegrafi/