Telegrafi

Zyrtare: Gjilani ‘blindon’ edhe mesfushorin Useini

Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht se ka rinovuar kontratën edhe për një vit me mesfushorin Muhamed Useini.

Klubi gjilanas ka filluar furishëm fushatën për bërjen gati për sezonin e ri 2021/21 në Superligën e Kosovës.

Pas largimit të disa lojtarëve të panevojshëm, drejtuesit e Gjilanit kanë filluar rinovimin e kontratave të disa tjerëve që i kanë në plane të ekipit.

Pas rinovimit me portierin Enea Koliçi, sulmuesin Gerhard Progni dhe mesfushorin Besar Musolli, Gjilani ka konfirmuar vazhdimin e marrëveshjes edhe me Useinin.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Muhamed Useinin edhe për një edicion të radhës”.

“Klubi falënderon Muhamedin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/