Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zgjedhur Gjermaninë si nikoqir të Kampionatit Evropian ‘UEFA EURO 2024’.
Prezantimet përfundimtare të ofertës dhe ceremonia e shpalljes janë zhvilluar sot (e enjte) në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Në prill të vitit 2018, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe Federata Turke e Futbollit (TFF) paraqitën ofertat e tyre zyrtare.
BREAKING: UEFA announce that #EURO2024 will be hosted by Germany 🇩🇪 pic.twitter.com/G5tD9djKgB
— B/R Football (@brfootball) September 27, 2018
UEFA pas vlerësimit të raporteve të këtyre ofertave ka vendosur të zgjedh edhe organizatorin.
Do të jetë shteti i madh evropian, Gjermania, e cila ka fituar garën dhe do të organizojë Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
OFFICIAL: Germany will host UEFA #EURO2024 🇩🇪
More information to follow pic.twitter.com/L9GaMAWAjN
— UEFA (@UEFA) September 27, 2018
Ishte presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili bëri publik emrin e organizatorit dhe i uroi suksese në organizim.
Pas kësaj ishin edhe drejtuesit gjerman që morën fjalën, duke u zotuar në organizim të mirë dhe falënderuan drejtuesit e UEFA-s për përzgjedhjen.
Ky vendim u mor nga 19 anëtarët e këshillit të UEFA-s, ndërsa Presidenti i (DFB), Reinhard Grindel, dhe zëvendës-presidenti i (TFF), Servet Yardimci, nuk morën pjesë në këtë vendim. /Telegrafi/