Telegrafi

Zyrtare: Gianluca Scamacca nënshkruan me West Ham

West Ham United i ka siguruar shërbimet e sulmuesit italiane Gianluca Scamacca i cili kalon në Londër nga Sassuolo.

Transferimi ka vlerë 36 milionë euro, plus 6 milionë euro bonuse dhe një shume prej 10 për qind të çdo tarife të ardhshme të shitjes.

Sulmuesi ka qenë afër Paris Saint-Germain-it, por skuadra e Ligës Premier ishte më e mirë me oferta.

“Jam shumë i emocionuar që jam bashkuar me West Hamit. Kam pritur shumë për këtë moment – ​​ka qenë një ëndërr të luaj në Ligën Premier”.

“Ndjehem sikur West Hami është ekipi perfekt për mua. Ata treguan se me të vërtetë më donin dhe kur fola me trajnerin pati një mirëkuptim të menjëhershëm”, ka thënë italiani Scamacca për WHUFC.com. /Telegrafi/