Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e Atalantas, Gianluca Mancini që vjen si huazim me detyrim blerje për 15 milionë euro plus bonuse dhe 10 për qind nëse shitet përsëri.
Ka qenë vetë klubi që e ka njoftuar blerjen e italianit, ndërsa Mancini u shpeh i lumtur që është pjesë e një klubit të madh si Roma.
“Duke qenë një lojtar dhe jam në një klub të tillë prestigjioz si Roma është arsyeja të jem krenar dhe më është shpërblyer shumë vite sakrificë, nga kur fillova të luaja futboll”.
“Mezi nuk po pers që ta filloj këtë aventurë të re”, tha ai për kanalin zyrtar të klubit.
INTERVIEW | 🎙️ | New boy Gianluca Mancini discusses his move to #ASRoma!
Read more ➡️ https://t.co/VYKm5vbvkD pic.twitter.com/gFKdK5CtDX
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 17, 2019
Lajmi u konfirmua me një deklaratë nga Giallorossi, ku u bën të ditur edhe detajet shumë të sakta mbi transferimin.
“Roma ka nënshkruar me Gianluca Mancini nga Atalanta deri më 30 qershor 2020. Marrëveshja përfshin një kosto prej 2 milionë euro për huazimin, me detyrimin blerje për 13 milionë euro, me kushtin e arritjes së caktuara sportive, si dhe një sërë bonuse të ndryshueshme që shkojnë deri në 8 milionë euro”.
Welcome to #ASRoma, Gianluca Mancini! 🐺
More details ➡️ https://t.co/U7Wu33nTLb pic.twitter.com/v542zXVUDh
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 17, 2019
“Përveç kësaj, në rast të transferimit të ardhshëm të lojtarit, Roma do t’i detyrohet Atalantas 10 për qind të çmimit të shitjes”.
“Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/