Site icon Telegrafi

Zyrtare: Gerrard emërohet trajneri i Liverpoolit U-18

Ikona e klubit të Liverpoolit, Steven Gerrard, nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajner i grupmoshave U-18

Gerrard është zyrtarizuar trajner i të rinjve të Liverpoolit apo më saktë trajner i U-18, të cilët do t’i menaxhojë nga sezoni 2017/18.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gerrard rikthehet te Liverpooli

Në lidhje me zyrtarizimin e ish-mesfushorit anglez është deklaruar edhe klubi nga Merseyside, të cilët kanë konfirmuar vendimin e tyre, ku Gerrard do ta zëvendësojë në këtë post, Neil Critchley, i cili do të marrë menaxhimin e U-23.

“Liverpooli mund të konfirmojë se Steven Gerrard do të bëhet menaxher i U-18 në prag të sezonin 2017-18”, thuhet në konfirmimin e klubit të Liverpoolit.

Me zyrtarizimin është ndarë i kënaqur edhe Gerrard, i cili ka thënë se është kënaqur me kohën e kaluar në akademi dhe tani është pajtuar t’i marr ekipin e U-18.

Lexo po ashtu Gerrardi përshkruan ndjenjën si është të jesh kapiten i Liverpoolit

“Vërtet jam kënaqur me kohën time në Akademi deri më tani dhe ndjej se kam mësuar shumë nga stafi i trajnerëve këtu”, ka thënë fillimisht Gerrard.

“Pas bisedës me Alex Inglethorpe u pajtuam që është koha që unë të marr menaxhimin e një ekipi”, përfundoi ikona e “Reds”. /Telegrafi/

Exit mobile version