Telegrafi

Zyrtare: Gerhard Progni futbollist i ri i Llapit

Llapi ka bërë goditjen më të madhe këtë afat kalimtar të verës në futbollin kosovar.

Fituesit e Kupës së Kosovës kanë fituar garën për të nënshkruar me sulmuesin nga Shqipëria, Gerhard Progni.

Progni deri më tani ishte pjesë e Gjilanit, por u largua dhe ishte në bisedime me disa skuadra.

Ish-anëtari i Partizanit, Dinamos së Tiranës, Skënderbeut e Tetuës ka nënshkruar kontratë një vjeçare me llapjanët pas tri viteve të kaluara te Gjilani.

Njoftimi i plotë i Llapit:

Mirësevjen Gerhard Progni

Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.

Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.
Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Teuta.
Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës.
Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve.

Vazhdojmë PROGNI