Ballkani përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Geralb Smajli.
Smajli aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe tek therandasit vjen pas një aventure në Shqipëri tek Vllaznia.
Postimi i plotë i Ballkanit:
Të dashur tifozë,
Skuadra jonë është përforcuar në krahun e djathtë edhe me një mbrojtës fantastik.
Geralb Smajli, i cili ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, tashmë është veshur portokall e zi, duke nënshkruar kontratë me FC Ballkanin deri në vitin 2028. Ardhja e Geraldit do të jetë armë shtesë e jona në rrugëtimin evropian si dhe edicionin e ri të Superligës.
Futbollistit i urojmë sa më shumë suksese, drejt objektivave tona të përbashkëta./Telegrafi/