Mesfushori 18 vjeçar, Gentrit Salihu ka nënshkruar kontratë me gjigantin portugez Porto.
Ka qenë Porto që e ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin, duke e prezantuar si ardhje të re.
Futbollisti i talentuar në vitin e shkuar ishte pjesë e Besës së Pejës.
Salihu ka zhvilluar 29 ndeshje me Besën sezonin e shkuar, duke shënuar edhe dy gola.
Porto ende nuk ka dhënë detajet për kohëzgjatjen e marrëveshjes. /Telegrafi/